Connect with us

Nuk do dyshoni më te dashuria e tyre pasi të mësoni si u njohën Shakira dhe Piqué

Kuriozitete

Nuk do dyshoni më te dashuria e tyre pasi të mësoni si u njohën Shakira dhe Piqué

Nuk do dyshoni më te dashuria e tyre pasi të mësoni si u njohën Shakira dhe Piqué

Nëse e keni dëgjuar tekstin e këngës së Shakira-s, "Me Enamoré", atëherë dini diçka për romancën e saj me futbollistin spanjoll, Gerard Piqué.

Kënga përshkruan takimet e tyre të para, kur Piqué ishte pothuaj fëmijë (mos harroni se Shakira është dhjetë vjet më e madhe se ai), por ajo ra në dashuri me mjekrën dhe buzët e tij gjithsesi, pasi pinë mojito pas mojito. Megjithatë, ka shumë më tepër histori sesa kaq.

Pothuajse të gjithë e kujtojnë "Waka Waka" të Shakira-s, kënga zyrtare e Kupës Botërore të FIFA 2010 në Afrikën e Jugut, por vetëm fansat e vërtetë mund ta kujtojnë momentin kur Piqué bëri një performancë në videon e këngës, bashkë me lojtarët e tjerë të futbollit, ndër të cilët edhe Lionel Messi.

Por ja cila është dita kur çifti u takuan. Në një intervistë për TV3, të publikuar nga The Daily Mail, futbollisti i Barcelonas rrëfeu se si një pyetje e thjeshtë hapi derën e marrëdhënies së çiftit të famshëm.

"Ajo ishte tashmë në Afrikën e Jugut, për Kupën e Botës, sepse këndoi në ceremoninë e hapjes. Unë vetëm e pyeta se si ishte koha atje." Kaq ishte! Shakira e përdori atë justifikim për t’ia kthyer mesazhin çdo herë që kishte një ndryshim të lehtë të motit, derisa Piqué i sugjeroi ekipit të tij të qëndronte deri në finale që të mund ta shikonte atë sërish.

Dhe, po, Spanja fitoi Kupën e Botës atë vit – jemi shumë të sigurt se ndodhi edhe për shkak të vendosmërisë së Pique për të parë këngëtaren kolumbiane. Shtatë vjet më vonë, çifti kanë dy djem, Milan 4-vjeçar dhe Sasha 2-vjeçar.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top