Kuriozitete
Droga në Babicë të Vlorës, Çako: Hetimi me ndërkombëtarët
Droga në Babicë të Vlorës, Çako: Hetimi me ndërkombëtarët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hahki Çako, pas shkarkimeve në policinë e Elbasanit, u pyet nga gazetarët lidhur me operacionin antidrogë në Babicë të Vlorës, ku mbrëmjen e së mërkurës u sekuestrua mbi 4 ton lëndë narkotike.
Ai tha shkurt se operacioni është në vijim dhe se po bashkëpunohet me partnerët ndërkombëtarë.
“Hetimi për grupin ‘Habilaj’ po zhvillohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aksioni vijon ende dhe së shpejti do kemi një komunikim të detajuar”, u shpreh Çako.
Ai tha se komunikimi do bëhet nga një zyrtar tjetër i lartë pak më vonë.
Në banesën e mikut të Habilajve, Armand Koçerri u zbulua rreth 4 ton kanabis sativa
Prokuroria e Përgjithshme tha më herët ditën e sotme, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si “Habilaj”.
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente. /a.y/noa.al
Droga e sekuestruar në Vlorë, Prokuroria: Ishte bërë gati për trafik nga grupi “Habilaj”
Droga e sekuestruar në Babicë, nga peshimi rezulton mbi 4 ton
Zbulimi i 10 tonëve me kanabis, aksioni shtrihet në Vlorë dhe Sarandë
Sekuestrimi i 10 tonëve me drogë, aksioni i policisë për arrestimin e vëllait të Moisi Habilaj
Berisha publikon video: Sekuestrohen 10 ton drogë të klanit Rama – Tahiri
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.