Connect with us

Dhjetëra simpatizantë dhe socialistë mbështesin Tahirin: Ishte ministër i suksesshëm

Kuriozitete

Dhjetëra simpatizantë dhe socialistë mbështesin Tahirin: Ishte ministër i suksesshëm

Dhjetëra simpatizantë dhe socialistë mbështesin Tahirin: Ishte ministër i suksesshëm

Simpatizantë të shumtë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij te “Kodra e Diellit” për të ofruar mbështetjen e tyre.

Qytetarët dhe simpatizantët kanë njoftuar njëri-tjetrin dhe po mblidhen gjithnjë e më shumë përpara shtëpisë së Tahirit në shenjë mbështetjeje të plotë për ish-ministrin.

Mes simpatizantëve ka socialistë dhe punonjës të policisë. Për Report TV, punonjës të policisë thonë se Tahiri ka bërë reforma të mëdha dhe ka qenë ministri më i suksesshëm.

Ish-ministri, sipas Prokurorisë akuzohet për trafik droge dhe ndihmë të organizatave kriminale.

Më herët kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la ambientet e banesës së tij, pranoi të komentojë shumë shkurt edhe lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij duke u shprehur: "Prisni, s'keni parë gjë akoma"./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top