Kuriozitete
Kapet “tmerri” i grave në Shkodër, çfarë zbuloi policia për të
Kapet “tmerri” i grave në Shkodër, çfarë zbuloi policia për të
Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi në emër të tij janë dokumentuar dy vjedhje me dhunë të ndodhura në rrugët e këtij qyteti.
Mësohet se në pranga është vënë 27 vjeçari Kolë Prroni, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se është autor i ngjarjes të ndodhur, me datë 1 tetor në “Vasil Shanto” ku i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases L. P.
Gjithashtu ai dyshohet edhe si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 16.10.2017 në lagjen “Vojo Kushi” ku i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri shtetases D. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje”. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.