Connect with us

Rama nis ditën me pamje nga Komani, qytetarët i sulen: Pse nuk arrestohen Berishën dhe Metën

Kuriozitete

Rama nis ditën me pamje nga Komani, qytetarët i sulen: Pse nuk arrestohen Berishën dhe Metën

Rama nis ditën me pamje nga Komani, qytetarët i sulen: Pse nuk arrestohen Berishën dhe Metën

Kryeministri i vendit e ka nisur këtë ditë të diele ashtu si pothuajse çdo mëngjes tjetër duke uruar për një ditë të mbarë gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka zgjedhur pamje nga liqeni i Komanit për të uruar shqiptarët për një ditë të bukur dhe sa më të qetë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga liqeni i Komanit, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Por komentuesit kanë vërshuar me lumë kritikash lidhur me çështjen e shumë përfolur këto ditë, atë të Saimir Tahirit.

Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët janë shprehur se populli është lodhur dhe do drejtësi, të tjerë të mos e mbrojë Tahirin, pasi ai do ta fundosë edhe atë, ndërsa ka dhe nga ata që i kërkojnë arrestimin e Berishës dhe Metës.

"Zoti kryeministër pse nuk e arreston Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe pastro politikën njëherë e mirë edhe krahun tënd", shkruan një nga qytetarët.

Komente të tjera:

Zoti kryeministër kur do vij në Tiranë FBI se popullit ju sos durimi. Berisha i leverdis ministria e brendshme dhe kushdo që të ishte në vend të Tahirit të njëjtën gjë do e priste.

Besoj e po e fillon një kapitull të ri 27 vjeçar 2017-2044 që Shqipëria, atdheu im i dashur nuk do të ketë drejtësi, nuk do të bëhet europiane sepse ti po mbron Saje Qorrin siç e quan dhe mbas 4 vitesh, Luli do mbrojë Flamur Nokën mbas 8 vitesh, Iliri ose Monika do mbrojnë Luan Ramën dhe kjo histori do vazhdojë për Shqipërinë pa drejtësi e demokraci.

O piktor mos mbro më tej Sajmirin se do fundosesh dhe ti me të sepse është lodh populli me juve. Përse i mbyll kufijtë dhe nuk i lë shqiptarët të lëvizin të lirë dhe Shqipërinë e ke bërë si në kohën e komunizmit, ke blloku kufijtë dhe nuk jep punë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top