Kuriozitete
Rama e largoi një ditë më parë nga Partia Socialiste? Saimir Tahiri ka këtë përgjigje
Rama e largoi një ditë më parë nga Partia Socialiste? Saimir Tahiri ka këtë përgjigje
Ish ministri i Brendhshëm Saimir Tahiri gjatë konferencës së sotme për shtyp ka komentuar edhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit u shpreh se Tahiri është tashmë deputet i lirë jashtë forumit të PS.
Lidhur me këtë vendim Tahiri tha se nuk u ndje aspak i surprizuar nga ky vendim dhe se një gjë e tillë ishte normale.
"Nuk kam koment, nuk e quaj surprizë, është normale që Partia Socialiste do të mbajë një qëndrim në këtë rast. Unë e kam të vërtetën me veten time. Unë kam vlera në PS, të cilat nuk m'i përjashton dot njeri”, tha Tahiri.
Më tej deputeti Tahiri ka shprehur qëndrimin e tij për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.
“Po bëhet paralelisht gjyqi juridik nga njëra anë me kërkesë të prokurorisë që do arrestimin tim dhe gjyqi politik ku politikanët, deputet gazetarë kanë marrë nga një pushkë e hedhin baltë mbi mua. Nuk më intereson dhe nuk kam dëshirë të përfshihem në debat. Politikës i ka ardhur rasti që llumin e politikës së 25 viteve ta hedhë mbi mua, që nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbuluar vjedhjet. Unë u them rrini të qetë, unë do e përballoj edhe këtë. Unë do të jem në atë shteg për të kërkuar të drejtën time dhe jo me fjalë dhe as me llafe apo thashetheme, por me prova. Për mua ka rëndësi sot, vëtëm e vërteta dhe e drejta ime”, shtoi Tahiri.
Ish minsitri i Brendshëm ka deklaruar se të drejtën e tij do ta gjej vetë, pa dihmën dhe mbështetjen e askujt, si një qytetar i thjeshtë.
“Sigurova këto dokumente nga prokuroria e Katanias ku thotë se Saimir Tahiri nuk rezulton sot dhe më herët që të ketë pasur prcedim penal nga Katania. Si ka mundësi që prokuroria jonë, që brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim. Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamion dhe merret me thasë droge, pra nuk mund të jem unë edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i drogës.
Luli dhe Monika si kukullat më ekzemplare të shefave të tyre. Ky hynë parashikimet se do vijë tërmet se do ndosdhë hataja dhe se NATO do të vijë këtu. Si nuk mori kush mundimin të bënte një verifikim si ky që bëra unë, por shthurin fantazinë që edhe filmat do ua kishin zili. Nuk më intereson se kush arrestohet, shumë që të shkojë para drejtësisë.
Unë u siguroj se cilado bandë kriminelësh qoftë, ngjan amatore krahasuar me bandën që ka gabuar këtë histori duke hedhur bomba për publikun që lëviznin institucione të tjera, që sot betohen para ligjit dhe llogari japin para pushtetit politik.
Unë nuk kam kërkuar që të mos fshihem pas partisë, imunitetit dhe pushtetit. Unë kam deklaruar të bëj betejën time për të drejtën. Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë. Sot përmes avokatit i kam kërkuar prokurorisë të zhvillojë pa ndërprerje hetimin tim, pasi rruga për të vërteta nuk mund të jetë me ndalesa, unë nuk kam kohë për të humbur. Unë do bëj gjithçka që kjo histori të mos mbetet në kanalet e historisë. Unë nuk do të humbas asnjë ditë kohë”, u shpreh Tahiri. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.