Connect with us

Pas Tahirit, Paloka: Letra nga Italia mori dhe Rroshi, por pyet Ramën pse…

Kuriozitete

Pas Tahirit, Paloka: Letra nga Italia mori dhe Rroshi, por pyet Ramën pse…

Pas Tahirit, Paloka: Letra nga Italia mori dhe Rroshi, por pyet Ramën pse…

Deputeti demokrat Edi Paloka komentoi dokumentin që promovoi sot Saimir Tahiri, ku sugjerohet se Prokuroria e Catania, Itali nuk e ka në ndjekje penale ish ministrin e Brendshëm.

Paloka kujtoi faktin se letra të tilla mori edhe Elvis Rroshi, ish kryetari i bashkisë së Kavajës, por nuk ra asnjëherë dyshimi se ai ishte i përfshirë në afera kriminale në të kaluarën.

"Nga këto letrat që po tund Tahiri, morën dhe Rroshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qenë të dënuar e jo thjesht të hetuar”, – tha z.Paloka, pak pasi deputeti socialist Saimir Tahiri shpalosi para medias sot, një dokument që ai pretendoi se e nxirrte të pafajshëm nga hetimet e bandës së Habilajve dhe trafiku i drogës.

“Ky, Tahir Habilaj, duhet të pyesë Ramën (se kështu sqarohet dhe publiku);

Pse e largoi nga ministër? Pse megjithëse ishte “ministri më i suksesshëm “dhe me gjithë “suksesin” në zgjedhje, nuk e vuri më në listën e ministrave? Pse e përjashtoi nga grupi parlamentar? Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje? Shumë shpejt shqiptarët do të marrin më shumë se këto përgjigje pavarësisht se ka apo jo vullnet Rama ta bëjë një gjë të tillë”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top