Connect with us

Imuniteti dhe arrestimi i Tahirit, emrat e 5 deputetëve që nuk votuan

Kuriozitete

Imuniteti dhe arrestimi i Tahirit, emrat e 5 deputetëve që nuk votuan

Imuniteti dhe arrestimi i Tahirit, emrat e 5 deputetëve që nuk votuan

Ishin pesë deputetë të cilët nuk morën pjesë në votimin e paradites së sotme, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

I prekuri direkt nga çështja, Saimir Tahiri vendosi të largohet nga salla e seancës parlamentare, duke mos u bërë pjesë e votimit.

Pjesë në votim nuk mori as ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali.

Deputeti Tom Doshi mungoi gjithashtu në votim. Pjesë e votimit nuk janë bërë as dy deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo dhe Agron Çela, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë.

Kuvendi i Shqipërisë votoi paraditen e sotme kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota kundër dhe 60 pro, në seancën e sotme Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.

Në seancë votimi u bë me elektronikë dhe ishte i hapur, ndërkohë që me 75 vota pro dhe 60 kundër u miratua kontrolli i banesës së tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e Brendshëm për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. /a.y/noa.al

Kuvendi voton kundër kërkesës së Prokurorisë, Tahiri nuk arrestohet

Votimi kundër arrestimit të Tahirit, Alibeaj: I vutë vulën më të rëndë karrierës suaj

Kuvendi refuzoi arrestimin e Tahirit, Kryemadhi: Treguat se nuk shkëputeni dot nga krimi

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top