Connect with us

Ofertë e re për Adele, hoteli në Las Vegas i ofron 20 millionë paundë

Kuriozitete

Ofertë e re për Adele, hoteli në Las Vegas i ofron 20 millionë paundë

Ofertë e re për Adele, hoteli në Las Vegas i ofron 20 millionë paundë

Hoteli Wynn në Las Vegas, i ka ofruar këngëtares të nënshkruajë për qëndrimin prej një viti në Las Vegas, kundrejt 380.000 paundëve për një shfaqje në javë për klientët e tij.

Ndërkaq hoteli me 5 yje ka punësuar David Guetta si dj-n e, “shtëpisë” ndaj Adele nuk do të ishte një objektiv i pamundur, sidomos nëse ndjek hapat e Mariah Carey, Britney Spears , Celine Dion, Elton John apo Jennifer Lopez të cilët kanë bërë po të njëjtën zgjedhje.

Nuk dihet nëse Adele do ta pranojë apo jo ofertën, për më tepër që për momentin këngëtarja po përballet me një problem në kordat zanore për shkak të të cilit deklaroi se do të hiqte dorë edhe nga koncertet.

Përfaqësues të hotelit janë shprehur se do të jenë të hapur për negociata lidhur me nevojat e këngëtares për pushim.

“Ajo është profesioniste dhe e di kapacitetin e saj. Ne do të jemi të lumtur të negociojmë për gjithçka që do ta risillte atë në skenë”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top