Connect with us

Dy rregullat e dashurisë të cilat asnjëherë nuk duhet t’i thyeni

Showbiz

Dy rregullat e dashurisë të cilat asnjëherë nuk duhet t’i thyeni

Jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse do ta kishim një fletë me këshilla se çfarë duhet të bëjmë në situata të vështira.

Por ekspertët veçse i dinë disa sekrete se si ta bëni lidhjen tuaj më të harmonishme dhe t’ju zgjatë përgjithmonë!

Rregulli numër 1: Nuk mund ta detyroni dikë t’ju dashurojë

Njerëzit nuk janë të detyruar të jenë reciprokë në dashuri. Edhe ju vet vështirë se do ta dashuronit dikë me zor vetëm se ai/ajo është i dashuruar tmerrësisht në ju, apo jo?

Ne duhet t’i trajtojmë ndjenjat dhe zgjedhjet e tjerëve me respekt. Ju mund ta përmirësoni vetveten dhe të bëheni më të mirë, pastaj personi të cilin jeni duke u munduar ta bindni t’ju dashurojë do të vendos vet se çfarë të bëjë!

Rregulli numër 2: Duhet ta dashuroni vetveten para se ta dashuroni dikë tjetër!

Të dashuruarit vetveten nuk është egoizëm apo vendosje e kurorës mbi kokë: është respekt për dëshirat dhe ndjenjat që i keni. Por të dashuruarit vetveten do të thotë se asnjëherë nuk do ta tradhtoni veten për hatër të dikujt tjetër apo për t’i shërbyer dikujt tjetër.

Nëse dini si ta dashuroni vetveten, ju gjithashtu do t’i trajtoni njerëzit tjerë me dashuri dhe respekt, dhe asnjëherë nuk do ta detyroni partnerin të bëjë diçka kundër vullnetit të tyre.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top