Kuriozitete
Fitorja e partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Urime dhe sa më shumë bashkëpunim
Fitorja e partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Urime dhe sa më shumë bashkëpunim
Partia Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni shpalli fitoren në komunat kryesore të banuara nga shqiptarët pas balotazhit të zhvilluar këtë dielë.
Një urim e ka bërë edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook bëri thirrje për më shumë bashkëpunim.
"Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e të njerëzve pa dallim", shkruan Rama.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se rezultati i zgjedhjeve lokale tregoi mbështetjen që ka qeveria e tij duke i bërë thirrje VMRO-DPMNE-së të njohë rezultatin.
Por kreu i opozitës Nikolla Gruevski tha se zgjedhjet shfaqën parregullsi të shumta. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.