Connect with us

Pas Bjordit, edhe mamaja e tij fjalë prekëse për Adelën: Një gjë se bëre mirë zemra ime

Kuriozitete

Pas Bjordit, edhe mamaja e tij fjalë prekëse për Adelën: Një gjë se bëre mirë zemra ime

Pas Bjordit, edhe mamaja e tij fjalë prekëse për Adelën: Një gjë se bëre mirë zemra ime

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish- banores së Big Brother, Adelajda Xhamanit, ka tronditur opinionin publik. Gazetarja u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm krejt papritur si pasojë e një ataku kardiak.

Mes të gjithë miqve, kolegëve, personazheve të njohur e dashamirësve që i kushtuan një mesazh ngushëllimi, nuk kishte si të mungonin disa fjalë zemre edhe nga mamaja e ish- të dashurit të saj, Bjordit, Antoneta Nushi.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Antoneta e përshkruan Adelajdën, si modeli i vajzës së vërtetë shqiptare, shumë speciale, korrekte dhe shumë e çiltër.

“Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po të shkruaj e dashura Adelajda.. Ti hyre në jetën tonë, me çiltërsinë tënde,dhe le aty vetëm dashuri…. Ishe një nga krijesat më speciale dhe më korrekte që kam njohur deri tani dhe do të mbetesh, gjithmonë në shpirtin tim si modeli i vajzës së vërtetë Shqiptare..

Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime….nuk mendove për mamin tënd që të kishte piķë të dobët, e siç e thërrisje ti (mbretëresha ime). Nuk dua ta besoj akoma ikjen tënde kështu pa pritur, por jam e bindur, që Zoti të cilin ti e besoje dhe e doje shumë, të përzgjodhi për veten e tij.

Sigurisht atje në parajsë do të shkëlqesh si një YLL dhe do të jesh Engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm.. I pa harruar kujtimi yt…. Të puth fort. Adelajda Xhamani”, shkruan Antoneta. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top