Connect with us

Parandalohet krimi në familje, burri kapet “mat” duke dhunuar bashkëshorten

Kuriozitete

Parandalohet krimi në familje, burri kapet “mat” duke dhunuar bashkëshorten

Parandalohet krimi në familje, burri kapet “mat” duke dhunuar bashkëshorten

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërsa pas kontrollit në banesë u kap edhe me armë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një banesë në Picarë, Vorë, ka policia është njoftuar për një konflikt.

Menjëherë uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes, të cilët kanë konstatuar konfliktin në familje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të tij, pasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P.

Ndërsa nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë dhe një armë e ftohtë, me dy tehe (thikë si ato ushtaraket).

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, oficerët e policisë gjyqësore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top