Connect with us

Jep dorëheqjen kreu i SHISH Visho Ajazi, Rama takon Metën në Peresidencë

Kuriozitete

Jep dorëheqjen kreu i SHISH Visho Ajazi, Rama takon Metën në Peresidencë

Jep dorëheqjen kreu i SHISH Visho Ajazi, Rama takon Metën në Peresidencë

Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen përfundimtare. Kështu ka njoftuar Kryeministria dhe Presidenca.

Ndërsa për Kryeministrinë ka qenë një akt, që pritej dhe kërkohej me ngulm, për Presidencën rezulton një surprizë.

Kur të gjithë prisnin arrestimin e Tahirit pas përgjimeve të italianëve në lidhje me përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ka ardhur dorëzimi i Visho Ajazit.

Pas këtij lajmi, kryeministri Edi Rama u nis drejt Presidencës, ku mësohet se është takuar me kreun e shtetit Ilir Meta për disa minuta.

Qëllimi i takimit lidhet me dorëheqjen e Drejtorit të SHISH-it, Visho Ajazit, pikërisht në momentin kur në vend ka shpërthyer skandali i përgjimeve që e lidhin ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahirin, me trafikun e drogës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top