Kuriozitete
Kishte një puçërr gjigante në ballë, tronditet mjekja nga ajo që nxjerr
Të gjithëve na kanë dalë puçrra në fytyrë gjatë adoleshencës. E, disave mund t’u dalin edhe pas fazës së pubertetit.
Por mjekja dermatologe, Sandra Lee është përballur me një rast aspak të zakontë. Në klinikën e saj ka shkuar një pacient, i cili kishte një puçërr gjigante në ballë.
Asaj i janë dashur 20 minuta për të nxjerrë gjithë qelbin që ishte në ballin e pacientit. Është dashur që të kryhet një operacion i mirëfilltë për të nxjerrë qelbin e akumuluar. Raste të tilla janë të rralla edhe duhet treguar shumë kujdes që procedura të shkojë si duhet.
Edhe vetë mjekja që ka kryer procedurën është tronditur nga ajo që ka dalë nga balli i pacientit.