Connect with us

S’di se ç’ndodhi, veç kur e pash veten lakuriq!

Kuriozitete

S’di se ç’ndodhi, veç kur e pash veten lakuriq!

Ajo që më ka ndodhur mua, sigurisht, do t’i ketë ndodhur edhe shumëkujt tjetër, por kësaj radhe vendosa të dilte ku të dilte të mos ngurroja më, por pikë për pikë të tregoja gjithë atë që më ndodhi…

Deri tash nuk i kam treguar askujt, as motrave e as shoqes sime të ngushtë, shkaku se asnjëherë nuk kam gjetur besim e as mbështetje të duhur te to, por as te vetja ime.

Jam ndrydhur gjithmonë në vetvete, megjithëse njeri i gjallë nuk e di punën time: thënë të drejtën, gjithçka më duket se ka nisur e ka mbaruar si në një ëndërr në atë buzëmbrëmje me shi.

“A është e lirë këtu?”, më tha një zë i befasishëm pranë meje, ku edhe ishte një ulëse e zbrazët në autobusin e asaj pasdite që shkonte për në Prishtinë.

U largova pak anash, në drejtim të dritares, duke i liruar vendin e karriges së lirë një djaloshi me një torbë të vogël në dorën e djathtë. Posa u ul, nxori telefonin dhe filloi ta hapë, duke mos pasur mendjen aspak te bashkudhëtarja. E shikoja vjedhurazi me bisht të syrit, megjithëse përpiqesha të bëhesha kinse krejt indiferente gati si ai. Isha jashtëzakonisht në qejf atë ditë dhe nuk e dija as vetë pse…

Ai dukej mjaft i tërhequr, serioz dhe hijerëndë, ndërkohë që unë vështroja tej dritares, e herë-herë edhe udhëtarët e tjerë që gumëzhinin në autobus, duke folur njëri me tjetrin. Konduktori erdhi për biletë dhe unë pagova për veten time e ai për vetveten. Më bënte përshtypje pse ishte i heshtur, e, në anën tjetër, e përvidhja me bisht të syrit atë që ai shfletonte në telefon.

Ndërkohë, ai hasi edhe në një horoskop, kurse unë në moment zgjata kokën dhe i thashë: “Më fal, a bën t’ma lexosh “Demin”?”, e ai për herë të parë më shikoi në sy. Dhe, që nga ai moment filloi biseda jonë e rastësishme, por e këndshme… “Po më dukesh fytyrë e njohur”, më tha, e unë rrudha supet me buzë në gaz. “A je nga Peja edhe ti?”, e pyeta unë.

“Unë jetoj në Prishtinë që nga paslufta, kurse familjen i kam në Austri, që nga koha e bombardimeve të NATO-s në Kosovë”, tha ai. Çdo gjë nisi si lojë… Fjalë pas fjale dhe filluam të njiheshim aq sa edhe fillova të ndjehesha e lumtur që bashkëbisedoja me një tip aq të veçantë, të paktën ashtu më bëhej mua. I tregova se studioja për gazetari dhe banoja në konviktin e vajzave, bashkë në një dhomë edhe me dy studente të tjera.

Pastaj, gjatë rrugës, folëm edhe për dashuri dhe kuptova se edhe ai, si edhe unë, nuk ishim të dashuruar. E, kur arritëm në Prishtinë, ai më ftoi në një lokal në “Dardani” të pinim kafe, kurse unë me kënaqësi pranova ftesën e tij. Zihesha në vetvete dhe vazhdimisht diçka më gërryente në brendi. Ishte e para herë që po përjetoja diçka që nuk më kishte rastisur asnjëherë më parë.

Por, duhej të kisha kujdes që të mos më diktonte djaloshi që rrinte ulur në karrigen afër meje, me të cilin aq çuditërisht po më shkonte muhabeti dhe po hapesha aq shpirtërisht. Herë-herë më provokonte në diçka edhe intime dhe unë i përgjigjesha ashtu siç ishte realiteti im jetësor…

Dhe, derisa mendoja se çka do të bëja kështu me të e me veten time, ai më propozoi pa pritur: “Unë jam shumë i lodhur tani e nëse ke kohë mund të shkojmë deri në banesën time, këtu afër e ta lë torbën, pastaj dalim diku tjetër”.

Në ato çaste u ndodha përpara një udhëkryqi të madh, sa nuk dija kah t’ia mbaja: ta humbja një mashkull si ai dhe ta shkelmoja me të parën një fat të tillë, në të vërtetë, ishte një tmerr i madh, andaj vendosa t’i mbyllja sytë dhe të dalë ku të dalë…

Një copë herë u shtanga dhe nuk mund të nxirrja fjalë nga goja: po a jo. Ai u ngrit dhe shkoi te kamerieri që të paguajë kafetë. E unë? Me një ecje ngadalë pas tij, me të dridhura trupore i thashë vetes se nganjëherë, patjetër, ia vlen të rrezikosh në udhën e fatit. Rrugës për në banesën e tij ai u ndal në një dyqan për të blerë diçka, kurse unë e prita jashtë.

Dhe, ai para e unë pas, pastaj, u ngjitëm shkallëve shumëkatëshe për në banesën e tij. Rrotulloi çelësin në një derë të një banese në katin e katërt, ku edhe shkruanin vetëm dy iniciale. Banesa e tij ishte e rregulluar dhe komfore. U ulëm në kanape, pimë nga një “coca cola” dhe ai filloi të afrohej gjithnjë e më pranë meje. Në ato çaste e dija se nuk do të shpëtoja pa therë në këmbë, por edhe nuk e qaja fort kokën, sepse edhe në vete ndjeja njëfarë pasioni, njëfarë epshi të çuditshëm…

Në shtrat me bashkudhëtarin Pa më thënë më asnjë fjalë tjetër veç atyre “të lutëm, mbylli sytë!”, shijova se buzët e tij i prekën të miat dhe duart e tij gjithnjë e më shumë depërtonin në brendinë time. Kur nisa, kinse, të reagoja pak, ma mbylli gojën me të puthura dhe me dorën tjetër nisi të shpërthekonte këmishën time të vetme që e kisha në trup.

Dhe, shumë shpejt e pash veten edhe pa këmishë, lakuriq. E ndjeja veten të nxehtë dhe flakë e kuqe… Kurrë më parë nuk kisha përjetuar çaste aq të zjarrta…

Tutje, e lejova të m’i hiqte edhe xhinsit dhe të bënte çka të donte me mua… Sepse, nuk doja t’ia prishja qejfin atij, por as vetes sime…

Por, lumturia ime ishte jetëshkurtër: pas asaj nate gjithçka mori kah tjetër… Të nesërmen në mëngjes dikush trokiti në derën e tij dhe unë mora vesh se ai ishte i fejuar pikërisht me vajzën të cilën e puthi në prag të derës, duke i thënë të mos hynte se do dilnin menjëherë…

Mua më la brenda dhe ma bëri me kokë të dilja pastaj, meqë kur e mori atë për krahu, derën e banesës nuk e mbylli me çelës…

Dhe, nga ai moment më nuk e kam lejuar askënd të bëjë me mua çka të dojë. E, deri kur kështu, mbetët të shihet…

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top