Connect with us

Vasili: Qeveria funksionon si grup kriminal, kontrollohet nga narkotrafiku

Kuriozitete

Vasili: Qeveria funksionon si grup kriminal, kontrollohet nga narkotrafiku

Vasili: Qeveria funksionon si grup kriminal, kontrollohet nga narkotrafiku

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se sipas tij funksionon si një grup kriminal. Akuzat e Vasilit erdhën pas braktisjes nga opozita të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, pasi u kërkua të diskutohej skandali i radarëve, të cilët sipas LSI kanë qenë në dorë të narkotrafikantëve.

"Qeveria funksionon tashmë si një grup kriminal. Pengesa e krijuar sot në komisionin e sigurisë për funksionimin e radarëve, që siç dihet ka qenë skandaloze që këto instrumente për sigurinë kombëtare të vendit, kanë qenë në kontroll të narkotrafikantëve.

Kjo është një situatë e qartë kriminale që mbështetet gjerësisht nga qeveria e cila çdo ditë të qëndrimit të saj në pushtet e sheh vetëm përmes lulëzimit të narkotrafikut", u shpreh Vasili.

Më tej Vasili ka komentuar edhe paratë për buxhetin për vitin 2018, ku theksoi se paratë e folura për koncesione rrugësh në të vërtetë janë në errësirë të plotë dhe pa transparencë.

"Në funksion të kësaj situate të ndarjes së tortës siç ndajnë trafikantët paratë, është edhe buxheti i shtetit për vitin 2018, i cili rezulton se është një situatë buxhetore që i ngjan ndarjes së të ardhurave të narkotrafikut. Flitet për 1.4 miliardë dollarë koncesione rrugësh në errësirë të plotë, pa transparencë", tha Vasili. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top