Kuriozitete
Këtij kamioni nuk i mungon asgjë, brenda do gjeni një shtëpi luksoze
Këtij kamioni nuk i mungon asgjë, brenda do gjeni një shtëpi luksoze
Sigurisht që të gjithë ëndërrojmë që një ditë të kemi një shtëpi të cilën mund ta dërgojmë kudo që kemi dëshirë, brenda të cilës nuk do të na mungojë asgjë.
Kompania Volkner Mobil Performance S, ka prodhuar një kamion 12 metra të gjatë, ku brenda është ndërtuar një shtëpi luksoze e cila i ka të gjitha.
E veçanta e saj është se përveç kuzhinës, dhomës së gjumit, sallonit e tualetit, nën të ekziston një hapësirë e veçantë që mund të parkohet edhe një veturë e vogël të përmasave të Ferrari, Porsche, Mercedes apo edhe BMË.
Fal një mekanizmi special, mjeti nxirret nga ky kamion dhe futet sërish brenda sikur të ishte në garazh.
Ndërkaq të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë një kamion të tillë duhet të paguajnë plot 1.7 milion dollarë, në të cilin luksi nuk mungon dhe ka hapësirë të mjaftueshme edhe për miq.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.