Connect with us

Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër…

Kuriozitete

Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër…

Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër…

Nga Astri Patozi

Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t'i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja "Tahiri" i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli.

Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t'ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës. Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër. Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm.

Pushka top ju bëftë, o trima! Takova sot një deputet të listës "Basha" dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne "armiqve" nuk na bëni dot gjë më.

Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni.

Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top