Kuriozitete
Jo një, por dy. Kate Middleton është duke pritur binjakë?
Jo një, por dy. Kate Middleton është duke pritur binjakë?
Një lajm i ri zbulon që familja mbretërore po përgatitet për të pritur dy fëmijë vitin tjetër. E dini çfarë është dhe më surprizuese? Sipas tyre, fëmijët janë binjake identike, vajza!
Nëse ky lajm është i vërtetë, shtëpia do mbushet plot me fëmijë pranverën tjetër. Ndërsa Pallati Kensington shpalli në shtator që duka dhe dukesha po presin fëmijën e tretë, një lajm i ri zbulon që ata në të vërtetë po presin fëmijën e tretë dhe të katërt.
“Kate dhe Ëilliam u befasuan kur e morën vesh”, ka thënë një burim pranë familjes për revistën Life & Style. Njerëz pranë çiftit kanë zbuluar veçse që binjakët e Kate dhe Ëilliam do vijnë në prill, edhe që janë vajza dhe janë identike.
Të parët që e morën vesh ishin prindërit e Kate. “Ajo e emocionuar i mori ata për t'ua thënë”, thotë burimi.
Për emrat ata nuk kanë zbuluar asgjë. Një gjë është e sigurt, që nuk kanë ndërmend t'i kombinojnë. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.