Connect with us

META SFIDON RAMËN: MOS I TREMBNI GAZETARËT

Kuriozitete

META SFIDON RAMËN: MOS I TREMBNI GAZETARËT

META SFIDON RAMËN: MOS I TREMBNI GAZETARËT

Presidenti i Republikës në “Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së dhunës ndaj gazetarëve”, kërkoi sot të respektohet integriteti profesional i gazetarëve, pak ditë pasi kryeministri Edi Rama ka nisur një valë të re “sulmesh” ndaj medias, gazetarëve dhe punës së tyre.

Presidenti dha një pritje ku ishin të pranishëm gazetarë të ndryshëm, raportues terreni, redaktorë dhe kryeredaktorë të mediave të ndryshme dhe portaleve shqiptare.

Meta shprehu ndjeshmërinë më të madhe për integritetin dhe profesionalizmin e gazetarëve: “Të respektojmë integritetin profesional të gazetarëve! Askush të mos intimidojë dhe për asnjë arsye këtë integritet profesional dhe akoma më rëndë personal, për shkak të profesionit tuaj dhe shërbimit tuaj ndaj të vërtetës dhe ndaj ngjarjeve, fakteve, pasi kur deformohet dhe cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve, pa dyshim që është cenuar vetë themeli i sistemit tonë demokratik dhe kjo është një ndjeshmëri, që jam i bindur se e ka e gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj.”

Presidenti apeloi gjithashtu ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që “të veprojnë në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore sa herë që ka akte dhune apo përpjekje për akte të tilla ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias, për shkak të përmbushjes së detyrës suaj dhe të realizimit të misionit tuaj.”

Meta atakoi edhe një herë Ramën, kur dha një mesazh të veçantë për gazetarët terrenit, që janë më së shumti në “shënjestrën” e Ramës:

“Gjithmonë do të jem këtu gjatë këtyre pesë viteve në mbështetjen e misionit tuaj, të të gjithë gazetarëve. Një solidaritet të veçantë do të doja të shprehja sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet, faktet, në mënyrë të menjëhershme shpesh dhe duke sakrifikuar në çdo kohë, shpesh dhe duke rrezikuar për shkak të ngjarjeve dhe karakterit të ndryshëm të tyre gjithmonë në shërbim të lirisë, në shërbim të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik”. /noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top