Connect with us

Kush është e reja që vdiq tragjikisht në sallën e lindjes, u shuajt vetë por shpëtoi foshnjën

Kuriozitete

Kush është e reja që vdiq tragjikisht në sallën e lindjes, u shuajt vetë por shpëtoi foshnjën

Elda Beqo është 30-vjeçarja e cila humbi jetën në mënyrë tragjike paraditen e sotme në maternitetin e qytetit të Vlorës.
Ajo ishte duke lindur foshnjen së saj kur papritmas i ra infarkt dhe humbi jetën. Doktorët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar por fatmirësisht foshnja e seksit mashkull ka arritur të shpëtojë.

Elda kishte edhe një djalë tjetër të vogël i cili po priste me padurim të luante me vëllanë e tij. Gëzimi u kthye në hidhërim pasi vogëlushi humbi nënën e tij.

Amar ishte emri që e ndjera kishte zgjedhur për djalin që do të sillte në jetë.

Informacioni paraprak nga Policia e Vlorës:

Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.

Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top