Connect with us

Ky është qyteti ku jetojnë “djajtë”

Kuriozitete

Ky është qyteti ku jetojnë “djajtë”

Fengdu është një stacion turistik i ideuar sipas konceptit të Ferrit në mitologjinë kineze dhe budizmit, i njohur si Diyu. Mosha e tij është 1800 vjeçare. Gjatë udhëtimit me krociera në Lumin Yangtze turistët gjithmonë ndalonin për një vizitë në Fengdu, të njohur si “Qyteti Fantazmë”.

Ai ka qenë dikur një varrezë e madhe brenda së cilës gjendeshin tempujsh e memoriale, por me ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, të njohur si “3 digat”, ky qytet mbeti vetëm një ishull, ndërsa pjesa tjetër e tij u mbulua nga uji.

Në pjesën e mbetur të qytezës në kodër mund të vizitohen tempujt. Turistët kanë rast të vizitojnë dhe ” Portën e Ferrit” dhe çka është më interesante, në traditën kineze koncepti i Ferrit është i ngjashëm me atë perëndimor. Në këtë vend vizitorët mund të shohin statuja dhe afreske me figura djajsh të shndritshëm.

Fengdu është vendi ku jetojnë djajtë, sipas legjendave kineze. Ato rrëfejnë se shpirtrat e mirë i drejtohen parajsës, kurse ata të ligj ose djajtë shkojnë në Ferr, apo në Fengdu. Qyteza e mori këtë emër nga Kodra Ming Shan që konsiderohej si shtëpia e Tianzi, Mbretit të Vdekjes. Këtu mund të vizitosh një tempull në majë të kodrës, i cili i kushtohet Tianzisë. Pas ndërtimit të 3 digave dhe përmbytjes nga lumi Yangtze vendi me rrugë të shkreta u mbulua nga uji.

Fengdu ashtu si dhe qytetet e tjera përgjatë rrjedhës së lumit Yangtze ka shumë legjenda për të treguar. Thuhet se këtë reputacion qyteza e mori gjatë dinastisë Tang në vitet 618-907 të erës sonë, kur njihej si vendi i të vdekurve dhe i Mbretit të Ferrit. Legjenda thotë se dy burra të quajtur Yin dhe Wang arritën këtu në kohën e dinastisë Han në vitet 206-220 p.e.s dhe u bënë të pavdekshëm, sipas traditës taoiste.

“YinWang” do të thotë ” Mbreti i Ferrit” ose “Mbreti i Errësirës” apo “Mbreti i Botës së Nëndheshme”. Ndërsa gjatë dinastisë Tang njerëzit besonin se në këtë zone jetonte Mbreti i Ferrit. Atëkohë ky vend u bë një nga vendvarrimet më të mëdha të Kinës.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top