Connect with us

Parandaloni humbjen e muskujve duke i konsumuar këto dy fruta çdo ditë

Shëndetësi

Parandaloni humbjen e muskujve duke i konsumuar këto dy fruta çdo ditë

Humbja e muskujve, e njohur ndryshe si atrofia muskulore, është kur muskujt fillojnë të ‘shuhen’. Arsyeja kryesore për humbjen e muskujve është mungesa e aktivitetit fizik.

Kjo ndodh kur një lëndim apo sëmundje e bën të pamundur për ju ta lëvizni dorën apo këmbën. Gjithashtu humbje të muskujve und të keni edhe nëse njëra gjymtyrë e juaja është më e vogël se tjetra, transmeton Telegrafi.

Megjithatë hulumtimet e fundit kanë treguar se dy produkte mund ta parandalojnë humbjen e muskujve.

Kjo do të thotë se ata të cilët janë të prirë të vuajnë nga humbja e muskujve, siç janë pleqtë, tani mund ta parandalojnë dobësimin muskulor duke i konsumuar këto dy ushqime: mollët dhe domatet e gjelbra.

Këto dy fruta të zakonshëm ndihmojnë në parandalimin e humbjes së muskujve.

Sipas studimeve, përbërësit e këtyre dy frutave ndikojnë në rritjen e dukshme të forcës dhe masës muskulore, ku masa rritet për 10 për qind, ndërsa forca për të paktën 30 për qind.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top