Kuriozitete
Çështja “Tahiri”, Mogherini: Nuk komentoj punën e gjyqësorit, ja çfarë presim
Çështja “Tahiri”, Mogherini: Nuk komentoj punën e gjyqësorit, ja çfarë presim
Zyrtarja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini është pyetur nga gazetarët pas një konference për shtyp dhënë së bashku me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për akuzat për implikimin e ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës.
Mogherini nuk pranoi të komentojë rastin në fjalë duke thënë se vijojnë hetimet dhe se nuk është korrekte të flasë dhe të komentojë punën e gjyqësorit. Ajo shtoi se lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës janë prioritete jetike të BE.
"Është përmendur fakti që kultivimi he trafiku i drogës duhet luftuar me vendosshmërinë e duhur, në mënyrë që të bëhet puna e duhur.
Nuk mund të komentoj për hetimet që vijojnë, sepse nuk është korrekte për institucionet për një punë të gjyqësorit. E respektoj dhe e admiroj punën e gjyqësorit.
Lufta ndaj trafikimit dhe kultivimit të drogës janë prioritete jetike që ne i ndajmë me autoritete shqiptare. Është një vendosshmëri. Presim hapa konkretë dhe ky është një kusht për në BE", deklaroi Mogherini. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.