Connect with us

Vesa Luma dhe Big Basta drejt ndarjes? Reagon këngëtarja: Ja e vërteta

Kuriozitete

Vesa Luma dhe Big Basta drejt ndarjes? Reagon këngëtarja: Ja e vërteta

Vesa Luma dhe Big Basta drejt ndarjes? Reagon këngëtarja: Ja e vërteta

Pas përfundimit të xhirimeve të “Boom”, Vesa Luma dhe Big Basta nuk do të mund ta fshihnin më që mes tyre ekzistonte një kimi, e cila tejkalonte dimensionet e muzikës.

Shumë shpejt ata do të konfirmonin që ishin një çift, madje ndryshe nga ç’mund të ndodhë në kësilloj rastesh nuk do të nguronin aspak të fshihnin ndjenjat e tyre në publik.

Vajza simpatike e dalë nga shkolla e ‘’Etheve të së premtes mbrëma” dhe djali çapkën i muzikës rrep dhe Rn'B, do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë 12 shtatorin e 2015-ës, për t’u bërë më pas prindër të një djali, Lianit.

Por, kohët e fundit në shtypin rozë është përfolur për një ndarje të mundshme për shkak të largësisë pasi Big Basta ndodhet prej disa muajsh në Amerikë, ndërsa Vesa me djalin e vogël qëndrojnë në Shqipëri.

E ftuar në “Glam Radio” Vesa ka reaguar për herë të parë duke mohuar një gjë të tillë.

Ajo ka akuzuar portalet që shpifin dhe denigrojnë jetën e personazheve publikë, si dhe ka lënë të nënkuptohet që mund të zhvendoset pas pak kohësh bashkë me vogëlushin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për tu bashkuar sërish si një familje.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top