Connect with us

Sara Hoxha flet për lindjen e Londonit: Çdo natë pa gjumë ja ka vlejtur

Kuriozitete

Sara Hoxha flet për lindjen e Londonit: Çdo natë pa gjumë ja ka vlejtur

Sara Hoxha flet për lindjen e Londonit: Çdo natë pa gjumë ja ka vlejtur

Aksionerja e "Top Channel" dhe njëkohësisht bukuroshja Sara Hoxha së fundmi ka postuar një foto në instagram me bebin e saj London.

Sara ka vendosur të flasë për eksperiencës e saj të lindjes duke na rrëfyer një sekret, ku tregon se vogëlushi i saj lindi gati 5 javë para kohe dhe se ajo nuk ishte e përgatitur për këtë.

Megjithatë ajo sqaron se çdo natë që ka ndenjur pa gjumë duke e ruajtur nëse ai merrte frymë, për të ja ka vlejtur.

“London erdhi në jetë pesë jave para kohe. Edhe pse kisha lexuar një numër të madh librash dhe kish parë çdo video të mundshme, asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një bebe prematurë.

Edhe pse ai kishte një peshë vogël lindje dhe nuk mund të ushqehej me gji, London provoi se është luftëtari më i fortë që unë njoh. Çdo natë që rrija duke e parë nëse merr frymë, ia ka vlejtur.

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për bebet prematurë. Ndaj dhuroni një përqafim, ndihmoni spitalet ose bëni çfarëdo gjëje që mundeni për të mbështetur familjet e këtyre foshnjave”, shkruan Sara. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top