Connect with us

Detaje nga aksidenti në Lezhë, viktima një vajzë e re

Kuriozitete

Detaje nga aksidenti në Lezhë, viktima një vajzë e re

Detaje nga aksidenti në Lezhë, viktima një vajzë e re

Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e një vajze të re paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:06 minuta, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti.

Sipas informacioneve policore mësohet se automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D., 23 vjeçe.

E reja ka vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë dhe plagëve të marra, duke mos pasur mundësi të dërgohet në spital për t’ju dhënë ndihma mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan aksidentin. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top