Connect with us

Momente terrori, demi i ngul brirët toreadorit

Kuriozitete

Momente terrori, demi i ngul brirët toreadorit

Momente terrori, demi i ngul brirët toreadorit

Mjaftoi një fragment sekondi për ta gjetur veten në ajër me një plagë të rëndë, pasi demi me të cilin po performonte në fushë i nguli brirët.

Mund të përfundonte gjithçka në tragjedi për Luis David Adame, një toreador meksikan, i cili këtë të shtunë po jepte shfaqje në arenën e Queretaro.

Pasi i tundi pëlhurën e kuqe përpara turirit, demi i tërbuar i nguli brirët. Toreadori i gjakosur nxitoi të dalë jashtë arenës, ku i erdhën direkt në ndihmë.

Ai u transportua nga kolegë në spital, ku mëngjesin e së dielës, mjekët konfirmuan se gjendja e tij është e qëndrueshme.

“Mos u shqetësoni, nuk është asgjë krahasuar me momentet kur njerëzit thërrasin ‘toreador’”, shkroi Adame në Twitter. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top