Kuriozitete
Ledion Liço dhe Sara Hoxha gati bredhin për festat, ja si i ndihmon London
Ledion Liço dhe Sara Hoxha gati bredhin për festat, ja si i ndihmon London
Duket se atmosfera festive për festat e fundvitit nuk ka përfshirë vetëm pallatin mbretëror në Britani, apo Shtëpinë e Bardhë.
Duket se kjo periudhë e vitit i pëlqen më tepër edhe moderatorit të njohur Ledion Liço i cili mesa duket e ka bërë i pari gati pemën e festave.
Dhe dëshira e hershme, pa dyshim vjen edhe nga London, djali i tij që pas pak ditësh feston 1-vjetorin e lindjes. Kjo është pamja e këtij viti në shtëpinë e Ledionit.
Pema, këtë herë është e bardhë dhe me shumë drita. Ekrani i madh me blunë karakteristike në qendër reflekton mbi ngjyrat pastel dhe neutral të sallonit.
Është edhe Jobs, jo vetëm miku i ngushtë i familjes, por edhe një dekor i përvitshëm në raste festash. Kush mungon? London! Dhe për të pyet Vis Bajraktari, i dashuri i Lori Hoxhës.
“Ka ik me ble bukë…”, ia kthen me humor Ledioni. Festa ka nisur, por të gjithë e dimë që me Londonin është edhe më e bukur. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.