Connect with us

Tetë gomerë përfundojnë në burg, deputeti i zonës ndërhyn dhe i shpëton

Kuriozitete

Tetë gomerë përfundojnë në burg, deputeti i zonës ndërhyn dhe i shpëton

Tetë gomerë përfundojnë në burg, deputeti i zonës ndërhyn dhe i shpëton

Tetë gomerë kanë përfunduar në burg për një akuzë që binte enkas mbi ta: prishën plantacione me bimë tepër të kushtueshme, me vlerë mbi 1 mijë euro.

Ata qëndruan për katër ditë të izoluar pasi kullotën dhe shkatërruan në plantacionin me bimët me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, në Indi pak ditë më parë. I zoti i tyre, me emrin Kamlesh, për të liruar kafshët e iu drejtua deputetit të zonës, duke kërkuar që të ndërhyjë.

RK Mishra, një nga drejtuesit e burgut, tha se gomerët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut.

“Ne i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomerët, por ata nuk ia vunë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm gomerët”, deklaroi ai.

Gomerët u liruan nga burgu, pasi deputeti i zonës pas apelit për ndihmë të Kamlesh, pagoi dëmet e shkaktuara nga kafshët. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top