Kuriozitete
Moti i keq dhe pezullimi i mësimit, reagon Presidenti Meta
Moti i keq dhe pezullimi i mësimit, reagon Presidenti Meta
Situata e rëndë në të cilën është përfshirë këtë të enjte Shqipëria, si pasojë e motit të keq, ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Përmes një njoftimi për mediat, Presidenti Meta thekson se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar.
Për këtë arsye, Meta i bën thirrje të gjitha instancave ligjore që të angazhohen maksimalisht për t'u ardhur në ndihmë familjeve dhe banorëve të prekur nga reshjet dhe përmbytjet.
“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura. Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës”, thotë Presidenti Meta në reagimin e tij.
Kujtojmë se edhe Ministria e Arsimit, duke parë situatën e krijuar njoftoi ndërprerjen e mësimdhënies për të paktën 24 orët e ardhshme në të gjithë vendin. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.