Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, Arnav dhe Kushi në çaste romantike, halla nuk i lë rehat, ja çdo ndodhë nesër

Showbiz

Si ta quaj këtë dashuri, Arnav dhe Kushi në çaste romantike, halla nuk i lë rehat, ja çdo ndodhë nesër

Kushi rrëzohet dhe Arnav e mban por lëndon kurrizin e tij. Garima i thotë Arnavit se do përgatisë diçka dhe Kushi t’ja vendosë në kurriz. Arnav pranon dhe heq këmishën. Kushi habitet dhe e pyet çfarë po bën. Arnav i thotë se dhimbjen e ka në kurriz jo në këmishë. Arnav shtrihet dhe Kushi i bën masazh. Ai komplimenton Kushin për masazhin dhe i thotë se njerëzit rrëzohen kur dikush mendon keq për ta.

Kushi e pyet çfarë mendon ti dhe Arnav me shpejtësi e kap dhe e kthen në krevat teksa ndodhet sipër saj. Ai i thotë Kushit se bëri mirë që ra. Kushi skuqet dhe Arnav ja vë në dukje këtë. Halla i thërret dhe të dy çohen me shpejt. Arnav e vë sërish Kushin në punë sipas marrëveshjes. Arnav kthehet në shtëpinë Raizada. Ai merr Kushin në telefon dhe e pyet nëse po i mungon.

Kushi e merr vazhdimisht në telefon natën Arnavin për ta besdisur dhe nuk e lë të flejë. Arnav shkon sërish tek shtëpia e hallës dhe ja heq telefonin Kushit nga dora. Kushin e zë gjumi. Arnav e merr hopa dhe e vendos në shtrat. Ata flenë bashkë shkruan revistawho.com. Kushi zgjohet në mëngjes dhe habitet kur sheh Arnavin pranë saj. Arnav i thotë të flejë dhe largohet.

Dera bie dhe Kushi shkon ta hapë. Qiraxhiu i thotë Kushit se dikush tjetër është bërë pronar i shtëpisë dhe ai kërkon 24 mijë rupi të tjera. Kushi habitet dhe shkon të flasë vetë me pronarin. Ajo shkon tek një zyrë dhe i bërtet personit por pa e parë sepse ai është me kurriz. Personi kthehet dhe Kushi habitet kur sheh Arnavin. Ajo e pyet pse po e bën këtë.

Arnav i thotë se nëse nuk kthehet në shtëpi do e shkatërrojë shtëpinë e saj. Kushi refuzon të kthehet. Ajo largohet me nerva. Ditën tjetër në shtëpinë e hallës ndërpritet edhe uji. Kushi mendon se këtë e ka bërë Arnav.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top