Connect with us

A do rikthehet në politikë? Kjo është përgjigja e Topallit

Kuriozitete

A do rikthehet në politikë? Kjo është përgjigja e Topallit

A do rikthehet në politikë? Kjo është përgjigja e Topallit

Edhe pse siç thotë ajo “për arsye që dihen nuk është më aktive në politikë”, Jozefina Topalli nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika. Madje e ndjek atë 24 orë në 24.

“Kam ndal hapin për arsye të zhvillimeve që dihen, por nuk jam fare indiferente ndaj politikës. E ndjek çdo minutë, 24 në 24 orë. Sigurisht që më mungon foltorja dhe jo ajo fitore që është sot në Parlament. Kjo nuk do të thotë se unë jam tërhequr nga Politika.” thotë Topalli për Ora News

Ish-Kryeparlamentarja këtë të dielë të 26 nëntorit feston ditëlindjen e saj të 54-t, dhe ku sigurisht nuk kanë munguar as urimet. Por në të njëjtën kohë edhe një prononcim i saj se si e sheh situatën aktuale në politikë.

“Vendi ynë është në udhëkryq. Shoh që varfëria është shumëfishuar. Zhvillimet e fundit janë dramatike për vendin tonë, jo se janë të reja dhe jo se nuk i dinim, por shpërthimi i tyre ka bërë që të humbasë shpresa. Mazhoranca dhe opozita janë bashkë dhe në Parlament po luajnë një teatër të neveritshëm”, thotë Topalli.

Megjithatë, duket se do të duhet të presim ende për të parë lëvizjen e radhës të ish-Kryeparlamentares në skenën aktive të politikës. Kujtojmë se ajo u la jashtë listave të kandidatëve të PD nga kryetari Lulzim Basha, për të cilin nuk i ka kursyer kritikat.(e.c/noa.al)www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top