Connect with us

A KA JETË PAS VDEKJES? SHKENCËTARËT VIJNË ME NJË TJETËR TEORI

Kuriozitete

A KA JETË PAS VDEKJES? SHKENCËTARËT VIJNË ME NJË TJETËR TEORI

A KA JETË PAS VDEKJES? SHKENCËTARËT VIJNË ME NJË TJETËR TEORI

Shkenca mund të na ketë dhuruar ilaçet, udhëtimin ajror dhe internetin – por ajo është gjithashtu edhe bartëse e lajmeve të këqija.

Një shkencëtar mendon se duhet ta pranojmë se nuk ka jetë pas vdekjes dhe të jetojmë jetën tonë në këtë planet.

Sean Carroll, një profesor i kozmologjisë dhe fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, tha sipas Express se nëse do të kishte jetë pas vdekjes, atëherë vetëdija do të duhej të ishte tërësisht e ndarë nga trupi ynë fizik.

Por në vend të një shpirti të përjetshëm, vetëdija duket se përbëhet tërësisht nga atomet dhe elektronet.

Ai tha: “Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pas vdekjes së trupave tanë dhe kalon në atome përbërëse përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme.

Ligjet e fizikës nën jetën e përditshme kuptohen plotësisht. Dhe nuk ka asnjë mënyrë që brenda këtyre ligjeve të lejohet që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë edhe pasi të vdesim”.

Nëse do të kishte ndonjë lloj jete pas vdekjes, testet kuantike do të zbulonin ‘grimca shpirti’ dhe ‘forca shpirti’, kështu që jo, tha ai.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top