Connect with us

Adoleshentja në prag të vdekjes, shkak përdorimi i tamponit

Kuriozitete

Adoleshentja në prag të vdekjes, shkak përdorimi i tamponit

Adoleshentja në prag të vdekjes, shkak përdorimi i tamponit

Një vajzë adoleshente ka qenë në prag të vdekjes për shkak të një infeksioni bakterial si pasojë e toksinave nga përdorimi i tamponëve.

Peyton Cables ishte 15 vjeç kur u diagnostikua me një sëmundje të rrallë. Trupi i saj filloi të tkurret dhe ajo kishte rrahjet e zemrës së një fëmije.

Vajza u transferua në reanimacion dhe gradualisht organet e saj, mëlçia dhe veshkat filluan të përkeqësoheshin.

Mendohet se vajza u përkeqësua dhe mori infeksionin pas përdorimit të tamponit edhe pse ajo insistoi që nuk kishte mbajtur atë më shumë se 8 orë, aq sa rekomandohet.

Vajza e kishte të pamundur të ecte, të hante dhe të flinte dhe ajo u stabilizua pas përdorimit të antibiotikëve të fortë.

Vajza është tmerruar nga përdorimi i tamponit dhe kur kanë kaluar dy vite nga momenti që u diagnostikua me sëmundjen e rrallë dhe pasi ka marrë veten, ajo ka filluar fushatë në rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar të gjitha femrat për efektin e dëmshëm që sjell përdorimi i tyre. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top