Connect with us

Aksident i rëndë në dalje të tunelit të Elbasanit, përplasen dy automjete

Kuriozitete

Aksident i rëndë në dalje të tunelit të Elbasanit, përplasen dy automjete

Aksident i rëndë në dalje të tunelit të Elbasanit, përplasen dy automjete

Dy automjete janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit.

Policia thotë se shtetasi B.P., 57 vjeç banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen" me targa TR 8025 R, është përplasur me mjetin "Ford" me targa AA863IV, drejtuar nga shtetasi F.Xh., 28 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I.B., 57 vjeç banues në Elbasan i cili ishte pasagjer në mjetin tip "Ford", drejtuesi i mjetit “Volkswagen” dhe pasagjeri, shtetasi G.H., 33 vjeç banues në Tiranë.

Të tre shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top