Connect with us

Aksidenti tek Rruga e Kombit, policia jep detaje

Kuriozitete

Aksidenti tek Rruga e Kombit, policia jep detaje

Aksidenti tek Rruga e Kombit, policia jep detaje

Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të enjte në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të unazes së Rrubikut, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.

Sipas policisë, të përfshirë në aksident janë automjetet me targa AA 397 PH me drejtues S.D., mjeti me targa SK 2938 AO me drejtuese gruan me iniciale A.D., si dhe mjeti me targa AA 117 PH me drejtues A.L.

Konkretisht ka qenë shoferi me iniciale S.D, që ka bërë një parakalim të gabuar, duke parë kushtet e vështira atmosferike dhe reshjet e dendura, duke u përplasur me mjetin me targa AA 117 PH.

Ndërkohë që makina tjetër, me targa SK 2938 AO dhe me drejtuese gruan me iniciale A.D., nuk ka ruajtur distancën nga mjeti përballë, duke u përfshirë po ashtu në aksident.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar shoferi me iniciale S.D, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetëm.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në të njëjtën kohë, policia i bën thirrje drejtuesve që të lëvizin me kujdes brenda normave të lejuara, për shkak të situatës së rënduar dhe motit të keq.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top