Connect with us

Aksidentohen në Korçë dy makina të eskortës së Ramës, 3 të plagosur

Kuriozitete

Aksidentohen në Korçë dy makina të eskortës së Ramës, 3 të plagosur

Aksidentohen në Korçë dy makina të eskortës së Ramës, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 13.30 të ditës së sotme.

Dy automjete të eskortës së Kryeministrit Edi Rama, janë përplasur me një makinë tip taksi, ku flitet për së paku tre persona të plagosur.

Mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona, dyshohen gardistë, pjesë e eskortës së kreut të qeverisë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Korçë, ku gjatë pasdites do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë mes asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, në kuadër të 28 dhe 29 Nëntorit. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top