Connect with us

Aksioni për ujin, Vasili: Kryeministri punëhiç, do t’u zhvasë para edhe të varfërve

Kuriozitete

Aksioni për ujin, Vasili: Kryeministri punëhiç, do t’u zhvasë para edhe të varfërve

Aksioni për ujin, Vasili: Kryeministri punëhiç, do t'u zhvasë para edhe të varfërve

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për reformën e ujit, ku ndër të tjera paralajmëroi se do të vendosen matësa edhe për puset.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili thotë se kryeministri grabit të varfrit për puset e ujit që i kanë ndërtuar vetë.

“Kryeministri grabit të varfrit për puset e ujit, që i bënë vetë. Kryeministri llafazan, thënë më thjesht kryeministri llafeshumë e punëhiç, do t'u zhvasë para edhe të varfërve, që i la pa ujë dhe që bene me thonj, me djersë dhe me paratë e tyre nga një pus për ujë për nevojat më minimale të jetesës.

Turp i padëgjuar! Vetëm ky kryeministër e ka bërë në historinë e Shqipërisë, sepse as kryeministrat e pluralizmit të majtë e të djathte, as Zogu as Enveri nuk e bënë”, shkruan Vasili.

Më tej ai thekson se Rama oligarkëve jua ul taksat dhe detyrimet, të varfërve jua vë shqelmin në fyt.

“Nuk u çoi as ujësjellësa dhe as ujë në shtëpi. Tani të varfërit duhet të paguajnë për ato puse uji, që kanë ndërtuar po vetë. Refuzojeni me të gjithë fuqinë këtë narko-kryeministër, që u hap autostrada dogës dhe krimit dhe fut në skamje të varfërit”, përfundon Vasili. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top