Connect with us

Akuzat e Ramës, Llalla: Prokuroria e pavarur dhe kur hetohen pushtetarë, zot të çështjes

Kuriozitete

Akuzat e Ramës, Llalla: Prokuroria e pavarur dhe kur hetohen pushtetarë, zot të çështjes

Akuzat e Ramës, Llalla: Prokuroria e pavarur dhe kur hetohen pushtetarë, zot të çështjes

Në përfundim të takimit të zhvilluar nga ambasada franceze me temë “Lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike”, Prokurori i Përgjithshëm Adritaik Llalla tha se prokurorët janë zot të çështjes dhe askush nuk mund t’i ndërhyjnë.

Kreu i akuzës tha se askush nuk mund të ndërhyjë në punët e prokurorit, pasi është vetë prokurori i çështjes që vlerëson ecurinë e hetimit.

“Prokuroria do të ndjekë hapat procedurialë, në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ka detyrimin moral dhe institucional që të mbështesë veprimet e të gjithë prokurorëve.

Prokurorët janë të pavarur dhe tashmë pas ndryshimeve në reformën në drejtësi prokurori është vetë zoti i çështjes, pra në këtë kuptim askush nuk ndërhyn në punën e prokurorit, përfshi edhe mua. Çdo hetim vlerësohet vetë prej prokurorit të çështjes për mënyrën si do organizojnë dhe drejtojnë hetimet. Prokuroria do vijojë me hapat ligjorë”, u shpreh Llalla.

Një ditë më parë përmes një deklarate për mediat të lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrit, thuhet se Rama mbron pikëpamjen se detyra e organit të prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër.

Po ashtu organi i akuzës, sipas kryeministrit, as ka detyrën dhe as i’a lejon etika e funksionit të vet, të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike.

Rama shpreh po ashtu keqardhjen, që organi i akuzës pretendon se ka konstatuar përpjekje për intimidim në fjalën e mbajtur dje prej tij. Kryeministri i rikujton me këtë rast organit të prokurorisë se ligjvënësit nuk janë noterë të kërkesave të këtij organi, po kanë detyrimin kushtetues t’i lexojnë ato, të dëgjojnë sqarimet e përfaqësuesve të organit në fjalë dhe, padiskutim, të gjykojnë mbi to.

Prandaj ai, përsërit apelin që Prokuroria e Krimeve të Rënda të bëjë punën që i ngarkon kushtetuta e Shqipërisë dhe legjislacioni shqiptar, dhe gjykimet mbi politikën t’ia lerë publikut. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top