Connect with us

FIFA JEP ÇMIMET E VITIT, S’KA MË SURPRIZA PËR RONALDO DHE BUFFON

Kuriozitete

FIFA JEP ÇMIMET E VITIT, S’KA MË SURPRIZA PËR RONALDO DHE BUFFON

FIFA JEP ÇMIMET E VITIT, S’KA MË SURPRIZA PËR RONALDO DHE BUFFON

Emra të mëdhenj të sportit dhe personalitete të larta, janë mbledhur bashkë për të dhënë çmimet më të rëndësishme të vitit në sport. Cristiano Ronaldo është shpallur mbrëmjen e djeshme në Londër futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Ronaldo u vlerësua për arritjet me Realin e Madridit, pa i shpëtuar as kësaj herë rivalitetit të dy finalistëve të tjerë, Lionel Messi dhe Neymar.

Zinedine Zidan u shpall trajneri më i mirë i vitit duke lënë pas Antonio Conten e Chelsea-t dhe Allegrin e Juventusit.

Zidan është trajneri i parë që drejton një klub në fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, sukses që i dha edhe trofeun e FIFA-s.

Edhe portieri historik Buffon mori sërish çmim. 39-vjeçari u shpall portieri më i mirë, duke i marrë trofeun Peter Schmeichel./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top