Connect with us

Akuzohet për lidhje me Habilajt, Deputetja e PS-së: Ju tregoj të vërtetën

Kuriozitete

Akuzohet për lidhje me Habilajt, Deputetja e PS-së: Ju tregoj të vërtetën

Akuzohet për lidhje me Habilajt, Deputetja e PS-së: Ju tregoj të vërtetën

Ish-zv.ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea vjen me një reagim për akuzat ndaj opozitës ku kjo e fundit thotë se “ka lidhje me Habilajt dhe se ka udhëtuar në makinën tip Audi me targa AA 03 GB së bashku me ish-ministrin Tahiri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjebrea shkruan se nuk ka asgjë të paligjshme apo të pamoralshme në punën e saj 4-vjeçare si Zv/Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, por sipas saj edhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës.

Ajo i cilëson sulmet e opozitës si përpjekje e dështuar për të njollosur figurën e saj, duke hedhur në tregun mediatik sipas saj mashtrime dhe të pavërteta.

Reagimi i plotë i Elona Gjebreas:

SQARIM:

Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv/Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës time.

Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.

Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.

Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.

Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese.

Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.

Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t’i garantoj për pastërtinë e figures time.

Faleminderit!

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top