Connect with us

Ambasadori Lu dhe Vlahutrin 90 minuta në zyrën e Xhafaj

Kuriozitete

Ambasadori Lu dhe Vlahutrin 90 minuta në zyrën e Xhafaj

Ambasadori Lu dhe Vlahutrin 90 minuta në zyrën e Xhafaj

Një takim urgjent është zhvilluar mesditën e sotme në zyrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Mësohet se ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin mesditën e sotme kanë shkuar me urgjencë në zyrën e ministrit.

Krerët e delegacioneve të SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë, kanë qëndruar rreth 90 minuta në zyrën e ministrit Xhafaj.

Shkak për këtë vizitë mund të jenë zhvillimet e fundit në Shqipëri në lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Më herët në reagimin e tij para gazetarëve Xhafaj theksoi se nga provat që ai ka parë për çështjen e Tahirit nuk e fajësojnë ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa shtoi se persona pa kontribut në Prokurori sipas tij po përdoren politikisht.

“Jemi në rastin ku segmente të Prokurorisë po përdoren politikisht. Provat që kam parë nuk e fajësojnë Tahirin. Njerëz pa kontribut në Prokurori po e përdoren politikisht. Pra nga ato që kam parë dhe jam bërë publik.

Nëse Prokuroria ka çështja të tjera, le t’i shohë. Por, para se të jem ministër, jam ligjvënës, jurist dhe nga ky këndvështrim, precedentë të tillë janë të rrezikshëm: janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe marrëdhëniet parlamentare. Nëse Prokuroria disponon prova të tjera mbetet për t'u gjykuar", ka thënë Xhafaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top