Connect with us

Anëtarët e grupit të Habilajt lihen në burg nga gjykata

Kuriozitete

Anëtarët e grupit të Habilajt lihen në burg nga gjykata

Anëtarët e grupit të Habilajt lihen në burg nga gjykata

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për personat e ndaluar gjatë aksionit ku u kapë 4.5 tonë drogë në Babicë të Vlorës.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për shtetasin Armando Koçerri, në banesën e të cilit u gjet sasia drogës.

Po kështu është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 20 ditë ndaj shtetasit Nezar Seiti, të akuzuar nga organet e prokurorisë si të përfshirë në grupin kriminal të vëllezërve Habilaj.

Ndaj tij u caktua kjo masë me arsyetimin e pritjes së letër porosisë nga Italia për ekstradimin e tij

Katër ditë më parë forcat speciale bastisën vilën ku u gjetën 4 ton kanabis e paketuar, që ishte fshehur në bodrume.

Sipas policisë në fshatin Babicë e Vogël u ushtruan kontrolle edhe në të paktën dhjetë banesa të ndryshme.

Sasia e kanabisit, dyshohet se do të trafikohej në Itali nëpërmjet detit. Dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e bandës kriminale të Habilajve. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top