Connect with us

Ardit Gjebrea mban premtimin, ja kujt i bën dhuratën më të bukur për festa

Kuriozitete

Ardit Gjebrea mban premtimin, ja kujt i bën dhuratën më të bukur për festa

Ditën e djeshme, në segmentin “Ka një mesazh për ty” në spektaklin “E Diela Shqiptare” u trajtua rasti i Genta Pjetrit, një adoleshente, e cila vuante nga bullizmi për shkak të peshës trupore.

Me insistimin e shoqeve të klasës dhe Arditit, Genta u bind të shkonte në ballon e fundvitit me një nga djemtë që ajo do të zgjidhte.

Pasi zgjodhi një nga djemtë që Arditi kishte rreshtuar, Genta mori një premtim nga moderatori: Vetë Gjebrea do ta shoqëronte çiftin në ballo!

Edhe kështu ndodhi!

Arditi postoi para pak minutash një foto, ki shfaqej me dy të rinjtë dhe shkruan: “Shkëlqejnë sonte Genta dhe kavalieri i saj, Kevi. Shoferi e mbajti premtimin dhe i çoi deri në destinacion”.

Epo, mund të themi me bindje se Genta e mori dhuratën e saj të fundvitit sepse jo të gjithëve ju vjen mundësia të shoqërohen nga Ardit Gjebrea në një ballo.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top