Connect with us

Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet si ekzekutori i një avokati

Kuriozitete

Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet si ekzekutori i një avokati

Arrestohet shqiptari në Greqi, dyshohet si ekzekutori i një avokati

Një 32-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet se është një nga dy personat që vranë avokatin e njohur në Athinë, Mihalis Zafiropoulos.

Ndalimi i tij u bë në një kamp romësh, pas kërkimeve nga policia e shtetit fqinj.

Sipas mediave, mësohet se në zyrën e avokatit të ekzekutuar, janë gjetur shenjat e gishtave të shqiptarit, ndërsa në banesën e tij është konstatuar edhe arma e krimit.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim pasi kishte dalë me leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer më.

Ai vuante dënim për trafik droge dhe vjedhje. 32 vjeçari sillet të jetë implikuar dhe në një incident tjetër, në muajin shtator, kur në zonën Kalithea kishte shtirë disa herë me armë, duke plagosur dy bashkatdhetarë të tij me moshë 17 dhe 27 vjeç.

Policia gjykon se ai është personi që qëlloi kundër avokatit, mbrëmjen e 12 tetorit.

Gajtë ditës së sotme pritet që policia të dalë me një komunikatë zyrtare, ku të japë detaje nga deponimet e 32 vjeçarit, që dyshohet si një nga dy vrasësit e avokatit të njohur. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top