Connect with us

Asfiksimet e nxënësve, Basha: Investimet në shkolla s’mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare

Kuriozitete

Asfiksimet e nxënësve, Basha: Investimet në shkolla s’mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare

Asfiksimet e nxënësve, Basha: Investimet në shkolla s’mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook lidhur me ngjarjen e ndodhur në shkollën e mesme në Shupenzë të Dibrës ku mbetën të asfiksuar rreth 60 nxënës.

Basha i ka uruar shërim sa më të shpejtë të rinjve që ndodhen në spital ku pa marrin mjekime, ndërsa ka shprehur edhe revoltën lidhur me pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla.

“Po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të gjimnazit të Shupenzës, të asfiksuar në orën e mësimit nga gazi karbonik.

Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të rinjve që po marrin mjekim në Bulqizë dhe Peshkopi si dhe për nxënësen e sjellë në Tiranë në gjendje më kritike se të tjerët, shpreh keqardhjen dhe revoltën për ​pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla”, shkruan Basha.

Më tej thekson se “Investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet në Dibër për të qenë pranë nxënëseve dhe familjarëve të tyre dhe për të marrë informacion të detajuar mbi përgjegjësit e asfiksimit të 60 nxënësve të Shupenzës”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top