Connect with us

Automjeti përplas për vdekje këmbësoren, shoferi e lë në rrugë dhe largohet

Kuriozitete

Automjeti përplas për vdekje këmbësoren, shoferi e lë në rrugë dhe largohet

Automjeti përplas për vdekje këmbësoren, shoferi e lë në rrugë dhe largohet

Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të kësaj të marte në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ku është përplasur për vdekje një këmbësore.

Burime policore bëjnë me dije se një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B., 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas aksidentit e lënduara është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit. /b.l/noa.al./

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top