Connect with us

Basha: Jemi në kushtet e një narko- republike, Rama të largohet një orë e më parë

Kuriozitete

Basha: Jemi në kushtet e një narko- republike, Rama të largohet një orë e më parë

Basha: Jemi në kushtet e një narko- republike, Rama të largohet një orë e më parë

Pak pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama. Në një prononcim për gazetarët jashtë selisë blu, Basha bëri thirrje për largimin njëherë e mirë të kësaj qeverie.

"Qeveria e rënë "de facto", narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare. Edi Rama është sot një Kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, brenda vendit dhe jashtë vendit. Çdokush e tregon me gisht si njeriun që ideoi e zbatoi projektin e Shqipërisë “hambar droge”

Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është si në 2016, Edi Rama bërtet "Fitore". Në fakt nuk është as Edi Rama, as Policia e korruptuar e Haki Çakos për këtë rënie prodhimi, por çmimi. Shkoni në Tepelenë, më lirë do të blini kanabisin sesa çajin e malit, sepse mijëra tonë presin të trafikohen drejt Evropës.

Jemi në kushtet e një narko- republike që nuk ka asnjë legjitimitet. Zgjidhja është largimi i Edi Ramës dhe këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat e tij, planet sekret. Zgjidhja e vetme për vendin jo thjesht për Ramën është largimi një orë më parë i këtij njeriu”, u shpreh Basha.

Më tej ai deklaroi se opozita do të vazhdojë betejën për largimin e Edi Ramës dhe qeverinë së tij.

“Kemi një strategji që po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave. Kjo javë që ka nxjerrë në pah dhe një nga aspektet e kësaj qeverie të shëmtuar siç është transporti i parave kesh dhe do të kemi një përballje totale të opozitës në seancën plenare”, shtoi Basha.

Basha tha se reforma zgjedhore do të bëhet kur të ketë një qeveri antimafie. Ndërsa në lidhje me mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, Basha tha se opozita është për respektimin e kushtetutës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top